Haradinaj për Mikullovcin: Baca Adem përmes artit arriti ta mbajë gjallë ndjenjën kombëtare

Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime Familjes Mikullovci, pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh, Adem Mikullovci.

“Me pikëllim mora lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur, deputetit të Kuvendit të Kosovës që shpalli Deklaratën e 2 korrikut, mikut tim Adem Mikullovci”.

“Baca Adem përmes artit, arriti të mbaj gjallë ndjenjën kombëtare në rrethana të vështira për shqiptarët.
Duke ndarë dhembjen për këtë humbje, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes Lumnijes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën”, është shprehur Haradinaj.