Dyshohet për bombë te stacioni i autobusëve në Prishtinë

Stacioni i Autobusëve në Prishtinë është rrethuar nga Njësi të shumta të Policisë së Kosovës.

E gjithë kjo për shkak të dyshimit se brenda këtij objekti ka mjete të dyshimta shpërthimi.

Burime të lajmi.net kanë bërë të ditur se tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipi i Emergjencës dhe ata nga Zjarrfikësit.

Poashtu Policia e Kosovës ka arritur të bëjë evakuimin e qytetarëve të cilët gjendeshin aty.

Tashmë në vendin e ngjarjes ka arritur edhe Njësia e Policisë së Kosovës që merret saktësisht me detektimin dhe çaktivizimin e bombave.