A po dështon koalicioni LDK-VV? Jep sinjale Sveçla

Duket se ka dështuar një koalicion i mundshëm parazgjedhor mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK.

Anëtari i kryesisë së LVV, Xhelal Sveçla përmes një postimi ka treguar se Lëvizja nuk bën diçka në kundërshtim në vullnetin e aktivistëve .

Sipas tij, tani është më e lehtë pasi dëshirat e anëtarëve të Vetëvendosjes janë kërkesat e popullit të Kosovës.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Sveçlës:

“Lëvizja Vetëvendosje! asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk bënë diçka që është në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve dhe përkrahësve të vet.

Gjithçka është më lehtë tani më kur dëshirat e antarëve të Vetëvendosjes janë kërkesa të popullit të Kosovës.

Ka filluar numërimi mbrapsht.

Të bashkuar në ditë të vështira, njejtë edhe në ditë të mira.
Qeveria Kurti po vjen!”