A po e braktis përfundimisht PDK-ja Hashim Thaçin

Pas deklaratave konfuze e të paqarta të Kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit në lidhje me idenë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për “korrigjimin” e kufirit në mes të Kosovës e Serbisë, i cili di të shkojë aq larg sa të deklaroi edhe se kjo ide është politikë e Serbisë dhe Rusisë, edhe dy eksponentët më të lartë të PDK-së kanë dalë hapur kundër idesë së Hashim Thaçit.
Ditë më parë, Xhavit Haliti ka deklaruar se “bisedimet duhet t’i udhëheq presidenti, por nuk pajtohet me idenë për ndryshim të kufijve”.
Ndërsa sot, Enver Hoxhaj deklaroi se se pozicioni i vetëm zyrtar i Kosovës në dialogun me Serbinë është platforma e cila është prezantuar para një jave nga delegacioni shtetëror për negociata.
A janë këto deklarata të mjaftueshme për të konkluduar se PDK është kundër Thaçit në lidhje me “korrigjimin e kufijve” apo janë edhe këto lojëra populiste të PDK-së për ta ruajtur elektoratin e saj, mbetet të shihet. /Fokusi.info/