Në QKUK vdes një shtetas gjerman, rasti po hetohet

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është regjistruar një rast vdekjeje e dyshimtë.

Në raportin e policisë thuhet se në QKUK, në Prishtinë, më datë 29.10.2021 – 08:25, raportohet se “ka ndërruar jetë viktima mashkull shtetas gjerman. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.”

Rasti po vazhdon të hetohet./Fokusi.info/