A po merr pjesë Vjosa Osmani në mbledhjen e Grupit Parlamentar të LDK-së?

Ka nisur mbledhja e Grupit Parlamentar të kësaj partie, ku i mandatuari për kryeministër Avdulla Hoti, do të prezantoj programin qeverisës.

Ende nuk dihet nëse nënkryetarja e kësaj partie, njëherit kryetarja e Kuvendit është duke marrë pjesë në këtë mbledhje.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, derisa u pyet se a po marr pjesë, Vjosa Osmani në këtë mbledhje, ka thënë se nuk e di meqë, siç tha ai, kishte dal me herët.

Po ashtu ai nuk ka dashur të komentoj më shumë rreth kësaj çështje.

“Nuk e di unë kam dal pak më herët dhe nuk i kisha komentu këto diskutime meqë janë diskutime personale”, ka thënë Abrashi.