Arrestohet 20-vjeçari në Mitrovicë, dyshohet për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e një të riu, 20-vjeçarit me iniciale M.A., i cili dyshohet se ka tentuar të kryejë një vjedhje të rëndë në qytetin e Mitrovicës.

Sipas raportit policor, stacioni i Policisë Jugu në Mitrovicë u njoftua mbi ngjarjen e ndodhur në orët e hershme të së njëjtit ditë.

“Reagimi i shpejtë i njësive policore, ka rezultuar që në flagrancë të arrestohet i dyshuari i cili me forcë kishte prerë drynin e një (kioske) në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas një hetimi të shpejtë, Prokuroria ka vendosur që i dyshuari, një shtetas i Republikës së Kosovës, të mbahet nën masën e ndalimit policor për një periudhë prej 48 orësh, derisa të vazhdojnë hetime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të rastit.