A po ndodhë koalicioni LDK – Nisma, Lutfi Haziri takohet me Fatmir Limajn

Derisa nuk ka mbetur edhe shumë kohë kur partitë politike mund të bëjnë koalicione parazgjedhore, kanë lluar edhe takime mes zyrtarëve të lartë të partive politike.

Gazeta infokus merr vesh se në këto momente po ndodhë një takim në mes të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit dhe shefit të NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj në një nga restorantet në Prishtinë.

Siç mëson gazeta inFokus, në këtë takim bashkë me Limajn dhe Hazirin është edhe ministri në detyrë i tregtisë dhe industrisë, Endrit Shala.

Partia e Fatmir Limajt derimë tani ka bërë koalicion parazgjedhor me AKR-në dhe PD-në, derisa LDK për disa ditë me radhë ka pasur takime me drejtuesit e Vetëvendosjes.