A po punojnë rreth mocionit të mosbesimit, deklarohen nga AAK-ja

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdon punën rreth mocionit të mos-besimit të iniciuar disa muaj më parë .

Kështu ka deklaruar deputeti i këtij subjekti politik Pal Lekaj.

Lekaj tha për Gazeta Blic se po punojnë rreth mocionit.

“Po patjetër që po punojmë rreth mocionit” tha shkurt Lekaj për “Gazeta Blic”

Pas tensioneve të muajve të fundit në veri të vendit, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës inicioni mocion mos-besimi ndaj Qeverisë Kurti.