A po tenton të blejë vota Kurti me ndarje të shtesave, kështu përgjigjet ai

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjigjur nëse me ndarje të shtesave, po tenton të blejë vota për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Ai thotë se ky ka qenë zotimi i tyre dhe atë program po e përmbushin, kështu duke mohuar për tentim blerjen e votave.

Kurti tregon që si Qeveri janë të angazhuar që në Kosovë të ketë barazi.

“Ky është programi ynë, pra ne vazhdimisht jemi angazhu që në Kosovë të ketë drejtësi, barazi, ta luftojmë diskriminimin, ti emancipojmë edhe burrat për shoqërinë edhe për gratë, sepse emancipimi i burrave na çon te barazia gjinore.

Pra ne këto i kemi zotuar dhe po i përmbushim. Nuk është pjesë e fushatës. Buxheti e ka datën para 31 tetorit, çka të bëjmë ne kur e miratojmë buxhetin në qeveri më 29 tetor e që qëllon balotazhi më 14 nëntor. Më parë është ditur se kur miratohet buxheti në mbledhje të Qeverisë sesa kur do të jetë balotazhi“, tha Kurti në ATV.