Një i vdekur dhe 482 raste të reja me COVID në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3,068 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 482 qytetarë, kurse ka ndërruar jetë një paciente.

Janë 6419 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 1 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Elbasani 78 vjeçe.

Janë shëruar 311 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,069 që nga fillimi i epidemisë.