A rrezikohet Kosova nga varianti i ri i Coronavirusit?

Infektologu Ilir Tolaj thotë varianti i ri i COVID-19, ngjason me virusin e mëparshëm.

Një variant i ri i virusit COVID-19, tashmë ka filluar të përhapet në disa shtete.

Britania e Madhe është në mesin e tyre.

Frika që diçka e tilla mund të ndodhë edhe në Kosovë, ka alarmuar institucionet.

Madje Ministria e Infrastrukturës, ka marrë vendim që t’i pezullojë linjat ajrore të fluturimit nga Kosova në Britani të madhe dhe anasjelltas.

Por gjithë këto veprime të Ministrisë po i sheh si të pa arsyeshme infektologu, Ilir Tolaj.

Megjithatë pezullimi i fluturimeve, nuk e përjashton mundësinë që ky virus mund të arrij në Kosovë.

Tolaj, në bazë të njohurive të tij profesionale thotë se nuk ka vend për panik.

Sipas tij varianti i ri nuk dallon shumë nga Sars Cov 2 me të cilin Kosova po përballet tash e sa muaj.

Deri më tani Ministria e Shëndetësisë nuk ka lajmëruar për ndonjë rast të tillë.