Rritet numri i viktimave nga të shtënat në Teksas, deklarohet Trump (video)

“Të shtënat në El Paso nuk ishin vetëm tragjike, por ishte edhe një veprim frikacakësh. Nuk ka asnjë arsye apo justifikim që mund ta justifikojë vrasjen e njerëzve të pafajshëm”, ka shkruar Trump në Twitter.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në El Paso të Teksasit, 20 persona kanë humbur jetën si dhe 40 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Guvernatori Greg Abbott ka thënë para gazetarëve se kjo tragjedi ishte një nga më të rëndat në historinë e Teksasit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

I dyshuar për këtë sulm është një 21 vjeçar i cili është arrestuar pasi që i është dorëzuar policisë në vendin e ngjarjes.

Për këtë sulm ka reaguar edhe Presidenti amerikan, Donald Trump, duke e quajtur një veprim frikacakësh.