A u morën vesh edhe për Presidentin Kurti e Mustafa? Flasin nga LDK

Pas takimit të liderëve të LDK-së dhe VV-së, Isa Mustafa e Albin Kurti, nuk pati prononcim për media.

Lëvizja Vetëvendosje e theu heshtjen përmes një postimi në Facebook ku bënë të ditur për çfarë u diskutua në takim dhe për marrëveshjen e arritur plotësisht, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, lajmi.net ka kontaktuar edhe me Zyrën për Informim të Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’i pyetur nëse pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe posti i Presidentit.

Shefi për Informim në LDK, Besian Mustafa për lajmi.net është shprehur se nuk e di nëse është diskutuar edhe për postin e presidentit, por është evidente se është arritur marrëveshje në parim.

“Të them të drejtën nuk e di nëse është diskutuar, por jemi pajtuar në parim për programin qeverisës, jemi pajtuar për 12 ministri dhe të hënën në orën 01:00 takohemi prap për ta mbyllur me gjasë marrëveshjen”, tha Mustafa për lajmi.net.