Vazhdojnë masat kufizuese antiCovid, Zemaj thotë se është bërë vetëm kategorizimi i komunave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se masat kufizuese që kanë ndërmarrë kanë pasur efekt pasi ka rënie të numrit të personave të infektuar.

Megjithatë, Zemaj tha se masat kufizuese do të të vazhdojnë, transmeton Telegrafi.

“Kemi stagnim të virusit, nuk ka përhapje si pasojë e masave të ndërmarra. Këto masa duhet të vazhdojnë me intensitet të shtuar për të pasur efekt. Numri i vdekjeve mbetet i lartë edhe pse ka rënë numri i të infektuarve. Falënderojë personelin shëndetësor për punën”, tha Zemaj.

Gjithashtu, ministri i Shëndetësisë bëri të ditur se kanë ndryshuar kategorizimin e komunave varësisht numrit të personave të infektuar.

“Në zonën e kuqe 16 komuna, të verdhë 9, të gjelbër 13 komuna. Ftoj qytetarët të jenë të kujdesshëm”, tha Zemaj para mediave.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 590.