AAK i futë pankarta në Kuvend Kurtit

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i kanë sjellë disa pankarta në Kuvend të Kosovës, si porosi për kryeministrin Albin Kurti.

“Serbia nuk kalon”, “Ku është kërkim falja, ku janë të pagjeturit”, shkruhet në pankartat të cilat i vendosën para foltores së Kuvendit, dy deputetët e AAK-së, Bekë Berisha e Gazmend Syla.

Paraprakisht para se të niste seanca, tre aktivistë të AAK-së, e kanë vendosur një arkivol para Qeverisë së Kosovës.

Të njëjtit më vonë u arrestuan nga policia.