Gjuriq: Procesi i pajtimit serbo-shqiptar nuk solli rezultate

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, dënoi siç raportohet “prishjen e gurëve të varreve serbe” në Lipjan dhe tha se procesi i pajtimit serbo-shqiptar ka dhënë pak rezultate.

“Prishja e gurëve të varreve serbe në Lipjan edhe një herë na konfrontoi me faktin e trishtuar se procesi i pajtimit serbo-shqiptar në Kosovë dhe Metohi ka dhënë shumë pak rezultate, dhe se prapa skenave të jetës në dukje normale në provincën tonë jugore, forcat që nuk janë në interes të paqes vazhdimisht po forcohen”, tha ai.

Sipas televizionit shtetëror serb disa gurë të varreve janë shkatërruar në Varrezat Ortodokse në Lipjan gjatë ditës së hënë.