Durmishi: Të gjitha rrugët që menaxhohen nga MMPHI janë të pastruara dhe në gjendje të mirë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se të gjitha rrugët që menaxhohen nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës janë të pastruara dhe në gjendje të mirë.

“Të gjitha rrugët që menaxhohen nga MMPHI janë të pastruara dhe në gjendje të mirë”, ka shkruar Durmishi në llogarinë e tij në Facebook.

Pas reshjeve të djeshme të borës, Durmishi, në një prononcim për Klankosova.tv tha se komplet territorin po e mbulojnë me 19 kontrata, ku katër nga to janë për autostrada.