AAK: I kemi votat për votimin e buxhetit

Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë, ku në rend të ditës është edhe votimi i projektligjit për miratimin e buxhetit për vitin 2019.
Për këtë në hollin e Kuvendit të Kosovës per televizionin publik ka folur edhe Besnik Tahiri i AAK-së.
Ai është shprehur se qeveria i ka votat për të miratuar buxhetin dhe këtë do ta votojnë jo vetëm partite e qeverisë.
“Sa i përket votive, ne i kemi. Nuk mundet Kosova me mbet peng i votimit të këtij ligji”, është shprehur Tahiri.
“Unë mendoj që buxhetin e këtij viti do ta votojnë jo vetëm partite e qeverisë, por edhe partite që e kanë dhënë fjalën e tyre, por edhe partitë e opozitës sepse është buxheti më i madh ndonjëherë”, është shprehur Tahiri.