Lulëkuqja me katër petale si simbol i viktimave të gjenocidit në Kosovë merr përkrahje edhe në SHBA

Gazeta “Dielli” që botohet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka raportuar sot për përkrahjen që Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” dhe gazeta Dielli i kanë dhënë propozimit të Qendrës “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i viktimave të gjenocidit në Kosovë.

“Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” e vlerëson lartë këtë përkrahje dhe falënderon drejtuesit e kësaj federate atdhetarësh në SHBA”, ka thënë Bardhyl Mahmuti.