AAK i merr NISMA-s nënkryetarin e degës në Drenas

Vehbi Berisha, asamblist i Nismës në Drenas, njëherit nënkryetar i degës së kësaj partie atje ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, i cili edhe vet kishte lënë Nismën për t’iu bashkuar AAK-së para disa kohe.

“Vehbiu ka qenë asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit për dy mandate, ku në mandatin e fundit ka qenë i angazhuar në partinë e lartë përmendur”, ka shkruar Shala.

Postimi i plotë i Shalës në Facebook:

Sot ka aderuar në Aleancë edhe asambleisti Vehbi Berisha.

Fuqishëm, rrugëtimit tonë politik në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i’u është bashkuar edhe asambleisti dhe nënkryetari i degës së NISMA Socialdemokrate në Drenas, Vehbi Berisha.

Vehbiu ka qenë asambleist në Kuvendin Komunal të Drenasit për dy mandate, ku në mandatin e fundit ka qenë i angazhuar në partinë e lartë përmendur.

Nga sot, Vehbiu e ka shprehur vullnetin që rrugëtimin e tij politik ta vazhdojë me AAK-në.