Rrokulliset një veturë në Prishtinë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku ka mbetur i lënduar një person.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajon e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Aksidenti ka ndodhur rrugës për Gërmi në ora 20:12. Një veturë në lëvizje e ka goditur një veturë të parkuar dhe më pas është rrokullis, drejtuesi i veturës është lënduar si pasojë e aksidentit”, deklaroi Krasniqi.

Numri i aksidenteve në trafik ka shënuar sërish ngritje, vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur 48 të tillë, dy prej tyre ishin me fatalitet.