Treni godet veturën në Prishtinë, katër persona të lënduar

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Prishtinë, ku treni i linjës Prishtinë-Pejë, ka goditur një veturë derisa po kalonte nëpër shina. Si pasojë e goditjes katër persona janë lënduar

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen “Përroi i Njelmët” në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 perona. Peronat  e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.