AAK i përgjigjet pozitivisht ftesës së PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka ftuar për nesër të gjitha partitë parlamentare e joparlamentare opozitare, dhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët janë të interesuar që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin e rritjes së çmimit të rrymës.

Kësaj ftesë, i është përgjigjur pozitivisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Zëdhënësi i kësaj partie, Lulëzim Blaka ka konfirmuar për Indeksonline se AAK do të marr pjesë në këtë takim.

“AAK do të përfaqësohet nga nënkryetari në takimin e thirrur nga PSD, të premten, për të diskutuar rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike”, ka thënë Blaka.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me përfaqësues të partive tjera opozitare, por deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje.

Takimi i thirrur nga PSD do të mbahet nga ora 11:00.