Nuk tërhiqen veteranët, kërkojnë që sot të takohen me Kurtin

Veteranët të cilët janë duke protestuar në oborrin e Kuvendit të Kosovës po kërkojnë takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, duke i falënderuar për qëndrimin dinjitoz, i ka lajmëruar veteranët, që kryeministri Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës e ka bërë të ditur që nesër do të takohet me përfaqësuesit e OVL UÇK-së për të biseduar rreth ligjit.

“Kryeministri Kurti po thotë që nesër do ta anulojë vizitën në Prespë për t’u takuar me neve, por nuk kemi ftesë zyrtare vetëm në Kuvend. Edhe më herët nuk ka rëndësi edhe më herët ju thanë”, ka thënë Klinaku, raporton Demorkaica.com.

Por fjalimi i tij është ndërprerë pasi që veteranët menjëherë kur ai e përmendi ditën e nesërme, pasi që ata kërkojnë dhe insistojnë që sot të mbajnë takim me Kurtin.