Përfundon seanca ndaj 23 të dyshuarve ë rastin e patentë shoferëve

Para pak minutash ka përfunduar seanca dëgjimore në rastin e të dyshuarve për dallavere me patentë shoferë.

Prokurori i rastit, Ilaz Beqiri, ka thënë se në këtë seancë Prokuroria ka ofruar dëshmitë e veta, ndërsa pala mbrojtëse pretendimet e veta.Ka shtuar se ndaj katër personave të dyshuar, Prokuroria është tërhequr nga kërkesa e paraburgimit.

“Seanca për të pandehurit tanimë ka përfunduar. Gjatë kësaj seance, prokuroria ofroi dëshmitë të cilat i ka në dispozicion dhe pala mbrojtëse gjithashtu pretendimet e tyre.

Në fund, prokurori u tërhoq nga kërkesa e paraburgimit për të pandehurit, Shkelqim Statovci, Haki Jashari, Liljana Bozhaniq dhe Ava Kurteshi, ndërsa për të pandehurit tjerë pritet që Gjykata të marrë vendim brenda 48 orëve”, tha ai, raporton gazeta Blic.

Arsyeja e mos caktimit të paraburgimit ndaj 4 personave në fjalë, tha Beqiri është se ata e kanë vlerësuar se nuk ka bazë që ndaj tyre të përcaktohet paraburgim.“Deri tek hetimi i kësaj çështjeje është bërë me masa të fshehta”, tha ai.