AAK-ja informon për vizitën që Haradinaj ka bërë në ShBA

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një konferencë për media ka treguar për vizitën që kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj dhe deputet të tjerë kanë bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot ju kemi ftuar për të informuar publikun për vizitën që kryetari Ramush Haradinaj ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetari Haradinaj ka pasur takime në Departamenti e Shtetit, me Escobar, me kongresmenin Richard Tours, ka pasur takime në senat… Ka marr pjesë në lutjet e mëngjesit ku kanë marrë pjesë mbi 90-të vende të botës. Dy takime të rëndësishme kanë qenë, një në Pentagonë ku kryetari Haradinaj është takuar me drejtorin kryesorë, ku kemi diskutuar rreth rolit të Amerikës, kryesisht në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit. Po ashtu një takim tepër i rëndësishëm ka qenë me drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë”.

“Edhe unë me disa deputet të tjerë kemi pasur vizita në Kongresin Amerikanë, me qëllimin e vetëm për të ndihmuar dhe për të shtyer përpara agjendën e Kosovës. E shohë shumë të rëndësishme që ta informoj opinionin që SHBA-ja as një herë nuk kanë qenë më të angazhuara në mbështetje të Kosovës dhe dialogut dhe arritjes së marrëveshjes përfundimtare me njohje”, tha ai.