AAK, Konjufcës: Ruajeni pak fytyrë, se jeta është e gjatë e nuk i dihet

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar pas deklaratatve të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ku e akuzon kreun e AAK Ramush Haradinaj, për shpronsim të tokave dhe kinse ka probleme me ligjin.

Në reagimin e Grupit parlamentar të AAK, thuhet se Ramush Haradinaj, kurrë nuk është marrë me shitjen e as stërshitjen e tokave dhe në jetën e tij nuk ka pasur e as nuk ka një akuzë për asgjë, nëse këtu nuk i llogaritni akuzat e luftës speciale të Serbisë kundër tij.

“Reagim i Grupit Parlamentar të AAK-së ndaj shpifjeve të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca

Kur “Ushtria Fashiste e Facebook-ut” e Albin Kurtit shanë e sulmon gjithësecilin dhe për gjithçka, kjo edhe është e kuptueshme se atë detyrë kanë dhe për atë paguhen. Po kur i jep gojës pa fre edhe njeriu që e mban postin e Kryetarit të Kuvendit, kjo është shqetësuese. Ky zotnia bëhet edhe prokuror, edhe gjyqtar edhe pa fije turpi flet broçkulla në publik, se si Ramush Haradinaj paska probleme me ligjin për shpronësim tokash e korrupsion! Sa për informimin e opinionit publik e jo për oborrtarët e Albin Kurtit ( se këta të fundit e dijnë të vërtetën), Ramush Haradinaj kurrë nuk është marrë me shitjen e as stërshitjen e tokave dhe në jetën e tij nuk ka pasur e as nuk ka një akuzë për asgjë, nëse këtu nuk i llogaritni akuzat e luftës speciale të Serbisë kundër tij”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim GP I AAK, I thotë kryetarit të Kuvendit të Kosovë s, ju së bashku me Qeverinë duhet të merreni me vdekjet që ë shtë duke I pë suar vendi, se sa të shpifni dhe ta tmerroni një popull të tërë me diskursin e poshtër publik.

“E dyta, e dini ju e gjithë të tjerët se ky Shtet e ka një sistem që merret me shpronësimin e tokave, kjo për projekte të interesit nacional dhe ky sistem është krejtësisht i pavarur dhe jashtë kontrollit të çdo kryeministri.

Prandaj ti Glauk Konjufca përgjigju pse vendi ku ti je Kryetar Kuvendi, është shndërruar në vend të vdekjes dhe kjo edhe me fajin tënd e të qeverisë e rrethit tënd!

Mos u merrni me rrena e me shpifje se po e tmerroni një popull të tërë me diskursin e poshtër publik. Ruajeni pak fytyrë, se jeta është e gjatë e nuk i dihet!

Grupi Parlamentar i AAK-së”, thuhet tutje në reagim.