AAK prezanton rezolutën, kërkon votimin e saj në Kuvend sot

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka publikuar rezolutën që ata do ta propozojnë sot për votim.

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se kërkojnë që të ndalet diskriminimi i mësimdhënësëve dhe malltretimi i fëmijëve e prindërve.

“Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”.

“Grupi Parlamentar i AAK-së kërkon që të ndalet diskriminimi i mësimdhënësëve dhe malltretimi i fëmijëve e prindërve. Krizat dhe jostabiliteti nuk i duhet askujt! Sot, të dalin pagat dhe të vazhdojë normaliteti në vend”, ka shkruar ai.