AAK: Qeverinë e ka përfshirë paniku në raport me aferat korruptive

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria Kurti është në panik nga aferat korruptive brenda saj.

Ai shtoi se sulmet e djeshme që u janë bërë organeve të pavarura të drejtësisë, tregon për një alarm që është në qeveri në raport me këtë aferë korruptive por edhe me afera tjera potenciale që mund të vin tek OSHP-ja.

“Ajo që duhet të thuhet sot zëshëm në këtë Kuvend është që mega skandali i djeshëm në KEK, dhe veprimi i orkestruar i mbrojtjes para se me u dit as hetimi për çka, as çfarë tenderash janë, as për çfarë arsye ka shku policia e prokuroria në KEK, tregon shumë qartë panikun që ka kjo qeveri në raport me këto afera korruptive”, tha Tahiri, raporotn EO.

“A është kjo drejtësia që ju e keni proklamu, a nuk është e mundur që këtë hetim tua lëmë organeve përgjegjëse. Ajo që shihet është se ky është vetëm fillimi, dhe zingjiri në emër të 51% korruptiv po shihet se do të jetë i gjatë. Kërkesa ime për ju është që mos e mbroni siç e keni mbrojte aferën korruptive të Martin Berishajt”, tha Tahiri.