AAK shpall zgjedhjet e brendshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpallur zgjedhjet e brendshme.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie nga kjo parti.

Sipas njoftimit, zgjedhjet do të mbahen nga data 1 dhjetor 2021 dhe procesi zgjedhor pritet të përfundoj më 1 qershor 2022.

“Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të AAK-së, është vendosur që zgjedhjet e brendshme të mbahen prej datës 1 dhjetor 2021. Procesi zgjedhor përfundon me 1 qershor 2022 dhe do të mbahet në të gjitha nivelet dhe forumet e AAK-së. Suksese të gjithë atyre që do të jenë pjesë e garës zgjedhore”, thuhet në komunikatë.