Arrestohen dy persona, tentojnë të vjedhin në një lokal

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar pasi kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një lokal në Vushtrri, në bashkëveprim me një tjetër të dyshuar i cili gjendet në arrati.

Njëri prej të dyshuarve zyrtarëve policor ja u kishte drejtuar një armë zjarri, ndërsa me të njëjtën armë ai kishte shtënë një herë në drejtim të një punëtori të sigurimit fizik.

Në këtë rast njëri prej zyrtarëve policor e ka përdorë armën e zjarrit, por nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe IPK-së, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjete dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së zjarrit.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar.