AAK’ja e thërret në interpelancë Kurtin pas deklaratave të ministrit Reka

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në interpelancë pas deklaratës së ministrit për Integrime Europiane, Blerim Reka.

Partia e Ramush Haradinajt pas seancës së jashtëzakonshme për taksën, tani është hera e dytë që e thërret Kurtin.

Merret vesh që AAK’ja do ta thërras në interpelancë Kurtin për shkak të deklaratës të ministrit Blerim Reka që Serbisë, Kosova t’i mundësojë korridor për të pasur qasje në detin Adriatik në Shqipëri.

Deklarata e Rekës është kritikuar ashpër nga partitë opozitare të cilat kanë kërkuar dorëheqjen e tij.