E TMERRSHME/ 17 vjeçari lëshon armën në tokë, policët e qëllojnë të gjithë njëherësh (Video)

Pesë policë të qytetit të Oklahoma janë akuzuar për vrasje të shkallës së parë në lidhje me të shtënat që rezultuan fatale për një 15 vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së, ku një i mitur 15-vjeçar është qëlluar për vdekje në nëntor 2020.

I mituri Stavian Rodriguez, u qëllua nga policët pasi tentoi të grabiste nën kërcënimin e armës një dyqan në Oklahoma. Në videon e publikuar nga NYT, shihet se si Rodriguez, qëndron para policëve dhe hedh me shpejtësi armën në tokë.

Ai shihet teksa ngre duart në ajër, por sapo i ul qëllohet për vdekje. David Prater, gjyqtari i çështjes, ka vendosur që pesë policët e përfshirë në ngjarjen e rëndë të dënohen për vrasje të shkallës së parë.

Autopsia ka zbuluar se Rodriguez kishte pësuar 13 plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit të përdorura nga policët. Ngjarja ka ndodhur nëntorin e kaluar, ndërsa sot pesë policët që kanë qenë në shërbim dhe kanë qëlluar mbi të akuzohen për vrasje të shkallës së parë.

Faxweb.al