Abazi akuzon Thaçin se ka punuar me mediat franceze për të ndarë Kosovën

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga VV, Haki Abazi, ka akuzuar Presidentin e vendit, Hashim Thaçi se ka punuar me media perëndimore, duke i përmendur ato franceze, për të ndarë vendin.

Kështu ka thënë ai në Debat Plus, ku shtoi se Presidenti është dëmtuesi më i madh i vendit.

“Sigurisht që sikleti i tij është që për 4 muaj qeverisje ne kemi parë dosje, e informacione që e vënën Thaçin në dëmtuesin më të madh të vendit, ku me urdhër të tij kanë punuar shumë ministria së bashku me media perëndimore që kanë tentuar të ndajnë Kosovën”, tha Abazi.

Ndër të tjera ai ka shtuar se akuzat e djeshme të Presidentit për vizitat e tij në Kopaonik janë gënjeshtra, duke mos i komentuar më shumë.