Moti sot në Kosovë

Në fundjavë priten reshje të dobëta bore. Nga dita e martë kthjellime dhe ngrica orëve të mëngjesit

Një turbullirë me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit do të depërtojë mbi rajon natën e së shtunës dhe ditën e diel, që do të sjellë mot më të ftohtë, erëra veriore, e kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta bore, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “me kalimin e kësaj turbullire, mbi rajon fuqizohen sërish fusha të presionit të lartë, që sjellin kthjellime, mirëpo nën dominimin e masave të ftohta polare, temperaturat do të mbesin të ulëta, e orëve të mëngjesit do të ketë ngrica”.

Sot, në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Deri nga mesdita kryesisht kthjellët. Pasdite dhe në mbrëmje vranësirat do të shtohen. Natën mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.

Temperaturat e ajrit kryesisht do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalja do të jetë -2 gradë celziusn ndërsa maksimalja deri në 6 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s, e nga dita e diel mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga veriu 7-14m/s.