Abazi i reagon ashpër Armend Mujës: Deklaratë skandaloze dhe e papërgjegjëshme, sulm në diplomaci

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka reaguar ndaj kolegut të tij, deputetit Armend Muja, i cili e quajti skandal rastin e ambasadorit, Martin Berishaj.

Abazi ka thënë se deklarimi i Mujës është deklaratë skandaloze dhe e papërgjegjëshme dhe se distancohet.

Ai ka shkruar në Facebook se ky është një sulm në shërbimin diplomatik të Kosovës.

“Deklarata e deputetit Muja në TV Dukagjin sonte me ç’rast kualifikon rastin e ambasadorit Berisha si “skandal për të cilin duhet përgjigjur secili për vete”, është deklaratë skandaloze e papërgjegjëshme dhe si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë e denoj dhe distancohem. Ky është një sulm direkt në shërbimin diplomatik dhe integritetin e diplomatëve.” – ka shkruar Abazi.

Më tej, ai ka bërë edhe disa sugjerime ndaj Mujës se çka duhet të flasë në debatet televizive.

“Sygjeroj që Muja të flet për tatimet në pronë, diskriminimin në pensionet e 90ve, për mungesën e skemës së sigurimit shëndetsor, për fondin sovran, bankën zhvilllimore, sigurimin jetësor të policëve dhe ushtarëve të FSK dhe implikimet buxhetore e financiare, Natyrisht me të dhëna dhe analizë studimore jo përmendësh dhe me formë arbitrare. Ndërsa për fushën e Politikës së Jashtme do të duhej të kishte durim disa vite.” – përfundon Abazi.

Ndryshe, deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, e ka quajtur për herë të parë “skadal” përfshirjen e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Deri më tani është hera e parë që një zyrtar i lartë i VV-së deklarohet se rasti i Berishajt është “skandal”

“Unë jom këtu me të garantu edhe bëni 800 mijë hetime se nuk ka, nuk del , Nuk ka mundësi reale që dikush nga Qeveria Kurti është i lidhur me këtë skandal. Në rast se vërtetohet shkelje e ligjit nga secili qytetar natyrisht që ka reflektim.” – ka thënë ai në Debat Plus.

Ndër të tjera ai ka thënë se “nuk kanë lidhje me transaksionet, aq më pak Kurti”.

Ai u pyet pse nuk mjafton që ka kallëzimi penal që është ngritur ndaj Berishajt për të shkarkuar atë.

Kujtojmë se pushteti në vazhdimësi ka mbrojtur ambasadorin Berishaj i cili po hetohet nga Prokuroria dhe ka një kallëzim penal për ikje të tatimit.