Rrëfimi i të përdhunuarës gjatë luftës në Kosovë: Burrin ma vranë, jam nënë e katër fëmijëve

Këtë javë e ftuar në emisionin n’Kosovë Show ishte një viktimë e luftës së Kosovës.

E mbijetuara e dhunës seksuale ka rrëfyer momentet më të tmerrshme të jetës.

Thotë se ajo ishte së bashku me tre gra të tjera derisa u përdhunuan nga pesë paramilitarë serbë.

“Na morën rob, na zhvishen me dhunë dhe bën gjithçka të zezë në trupin tonë”, shpjegon ajo, duke treguar se në trupin e saj ende janë shenjat nga dhunimi i asaj dite.

Në Kosovë besohet se rreth 20 mijë persona ishin përdhunuar nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999.

https://www.youtube.com/watch?v=v5UNUIx-hDk&feature=emb_title