Abazi i VV-së: Ose Qeveri Kurti, ose protesta antiqeveritare

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes, Boiken Abazi, ka paralajmëruar protesta dhe rrëzim qeverish në rast se nuk votohet Qeveria në krye me Albin Kurtin.

Sipas tij, Kuvendi e ka në dorë ta marrë vendimin ditën e hënë nëse viti 2020 do të jetë viti i Qeverisë së ndryshimeve.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka në dorë të marrë vendim ditën e hënë nëse viti 2020 do jetë viti i qeverisë së ndryshimeve të qeverisë Kurti apo viti ku do t’i shtyjë qytetarët të organizojnë protesta masive që do rrëzojnë çdo lloj qeverie të pushtetit të vjetër”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.