Kapet nga policia shqiptare njëri prej rusëve që sulmuan me armë kimike ushtarët në Uzinën e Gramshit

Dy shtetas të dyshuar rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish uzina mekanike e Armeve).

Tre ushtarë kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.

Nga informacionet e deritanishme të siguruara nga “Top Channel” bëhet me dije se njëri prej ruseve (i dyshuar) është kapur nga policia.