Zemaj flet për situatën me Covid: Ky është gabimi më i madh që bëri Qeveria Kurti

Deputeti i LDK’së dhe ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se situata me Covid-19 në Kosovës është alarmante dhe jashtë kontrollit.

Zemaj ka thënë se kur vet ishte ministër i Shëndetësisë, u kritikua e u linçua ashpër nga VV’ja për situatën me koronavirus.

“Se si është sjellur dhe cka kanë treguar duke shprehur një arrogancë në menagjimin e pandemisë”

“Kemi shprehur gatishmërinë që të japim vlerësimin në situatën pandemike dhe nuk do ta përdorim as sot shprehjen nga covidi sic i thoshi ju ‘vrasje’ sepse është e ulët por as me numrat e larti si ‘katastrofë humanitare’”

“Situata është alarmante që mund të ketë humbje të njerëzve. T’i kthehet vetvetes dhe jo krahasimeve dhe etiketimeve”, ka thënë ai në Kuvend.

Tutje ai ka thënë se gabimi më i madh i Qeverisë Kurti është se iu ka dhënë liri qytetarëve se kinsi virusi ka përfunduar.

“Gabimi më i madh i Qeverisë është që njerëzve ja keni dhanë lirinë qe nuk ka virus në Kosovë për shkak të qeverisë së re”, u shpreh ai.