Abdixhiku: Inflacioni është 7.1%, e padrejtë që qytetarët po paguajnë më shtrenjtë, por edhe po japin më shumë taksa

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur sot për problemet me të cilat po përballen qytetarët e që ka të bëjë me çmimet e larta.

Abdixhiku duke iu kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti që vazhdon të flasë për “rritje ekonomike”, Abdixhiku tha se është normale që kur krahasohet viti i ri me atë të vitit 2020 çdo numër është më i mirë dhe më impresiv.

“Rritja ekonomike është 9.9% ndonëse FMN i jep 7%, por e vërteta është se pas mbylljes në vitin 2022 një postpandemi ra gjithandej.Me këtë bombë postpandemike ka edhe rritje të cmimit. Vetëm për një vit, vit për vit inflacioni në Kosovë është 7.1 përqind është rritja më e madhe historike në 20 vitet e fundit. Rritja e çmimeve në produktet bazike është deri në 20 përqind”, tha Abdixhiku, shkruan lajmi.net.

Ai pyeti Qeverinë Kurti se a ka ndonjë politikë fiskale në këtë drejtim.

“A ka pako të Qeverisë që zbut përballjen e qytetarëve me çmimet astronomike.Në qoftë se nafta sot është 1.42 cent, e jo si Qeveri vazhdoni ta merrni 36 cent akcizë e mbi 18% të tjera tvsh normal se konsiderojini se të ardhurat e ATK-së dhe Doganës janë më të mira.Por na tregoni a ka ndonjë paketë në këtë drejtim të Qeverisë, a ka ndonjë masë konkrete të Ministrisë së Financave e Ekonomisë. Është e padrejtë që qytetarë të paguajnë edhe më shtrenjtë por edhe të japin më shumë taksa.Normalisht që Dogana mbledh më shumë raste, e ATK më shumë të ardhura kur ka inflacion.Pra 7.1 % është inkasioni i janarit 2022 krahasuar me atë të janarit 2021”, shtoi ai.