Abdixhiku-Kurtit: Ndjehem i ofenduar nga fjalimi juaj që e ofendon LDK-në

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku është diskutuar lidhur me 100 ditshin e kësaj qeverie në detyrë.

Ndër ministrat të cilët ka reaguar lidhur me fjalimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti është ai i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.

Në fund të fjalimit të tij, Abdixhiku i tha Kurtit se është ndier i ofenduar nga fjalimi i tij kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës, transmeton Indeksonline.

Kurti në mbledhjen e 100-ditëshit të kësaj qeveria akuzoi rëndë LDK-në e Isa Mustafës se po ia marrin pushtetin, duke shtuar se ministrat e kësaj partie kanë punuar mirë.

Abdixhiku iu drejtua Kurtit duke i thënë se është ndier i ofenduar nga fjalimi i tij, duke shtuar se përfaqësojnë LDK-në me krenari dhe çdo fyerje ndaj partisë së tij është edhe ndaj ministrave.

“Më lejoni të ju falënderoj juve kryeministër për mbështetjen që e keni dhënë ju dhe kabinetin dhe gjithë anëtarët e Qeverisë, besoj se kemi punuar mbarë e mirë. Më lejoni të theksoj se gjysma e këtij kabineti paraqet një kulturë dhe një forcë politike. Dhe, e përfaqëson me krenari, përfaqëson LDK-në. Prandaj çdo lavdatë ndaj punës tonë është lëvdatë ndaj LDK-së dhe çdo kritikë ndaj LDK-së është kritikë ndaj neve. Çdo fyerje ndaj LDK-së është fyerje ndaj nesh. Ndjehem i ofenduar prej pjesës së fjalimit që e ofendon LDK-në. Ne nuk u bëmë pjesë e këtij debati, sepse përderisa përfaqësojmë Qeverinë, e përfaqësojmë çdo qytetar të Kosovës dhe ndoshta kjo është pjesë e kulturës tonë”, tha Abdixhiku.