Abdixhiku: Mospjesëmarrja jonë në seancën për presidentin do të sjellte një pasojë

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka treguar pse kanë vendosur që të qëndrojnë në sallë në kohën kur të votohet për presidente Vjosa Osmani.

‘’Gjendjen e tanishme nuk e kam kriju, por e kam gjetë. Ka një pasojë elektorale dhe shkak’’.

‘’Ka pasë rekomandime që të mos veprojë fare, por mospjesëmarrja në seancë krijon pasojë. Pasoja do të ishte që ne ia ndalojmë shumicës parlamentare të marrë një vendim. Nuk i kam 40 deputetë e as 50, alternative e vetme ka qenë të diskutojmë me ata që e kanë shumicën. S’e caktojmë rezultatin, mbi 50 vota janë andej’’, tha ai në Debat Plus.