Armend Zemaj i përgjigjet VV-së për sondazhin e sotëm: Nuk trembet arusha me shoshë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka publikuar një fotografi në prag të 30 vjetorit të themelimit të partisë.

Në sfond të fotografisë, shihet ish-presidenti i Kosovës dhe i LDK-së, Ibrahim Rugova, teksa Zemaj ka shkruar se: nuk trembet arusha me shoshë.

Natyrisht se duke e pasur parasysh kohën e publikimit të këtij mesazhi, i cili vjen pas publikimit të sondazhit “kërcënues” të LVV-së, mund të konkludohet se Zemaj i është kundërpërgjigjur LVV-së.