Abdixhiku takohet me deputetët e legjislaturës së re të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të mbajë mbledhjen e radhës me anëtarët e këtij subjekti, të mërkurën.

Ai do të takohet sot me deputetet e legjislaturës së re të LDK-së.

Mbledhja do të fillojë nga ora 14:00 dhe do të jetë në selinë e kësaj partie në Prishtinë.

Ndryshe ky takim i Abdixhikut me deputetet e LDK-së vije para takimit që kreu i kësaj partie do ta mbajë me kandidatin e VV-së për kryeministër Albin Kurtin dhe me u.d presidenten Vjosa Osmani.