Abdullahu: Këtë qeveri nuk do të duhej që ta zinte e nesërmja

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka thënë se Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet për të i zënë hajnat, por sipas tij, po del se ata janë vetë të tillë
Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka deklaruar Qeveria Kurti duhet të bjerë sa më shpejt.

“Nuk do të duhej që ta zinte këtë qeveri as e nesërmja, duke pasur parasysh dëmet që po i shkakton. Prandaj ne duhet që të mos marrim asnjë përgjegjësi në kuptim që të ja shtyjmë jetën kësaj qeverie. Këto afera sa janë banale janë edhe tragjike. Po e frikësojnë qytetarin e Kosovës, po ja marrin atë të fundit shpresën. Ata njerëz që kanë pritur deri dje rend për më e votuar këtë ndryshim, ato sot po presin në ambasada për të marrë viza për të ikur pasi janë zhgënjyer. Është në të drejtën tonë që të i qasemi ndryshe tash e tutje ballafaqimit me këtë qeveri”, ka thënë ai.

Tutje Abdullahi ka thënë se “është gjynah prej qytetarit, prej Kosovës që të vazhdojnë këta. Mbane mend duhet që ta mbajnë edhe qytetarët, mos bini viktime e fjalmanisë, këtu s’ka vepra, këtu mungojnë veprat konkretë, këta janë edhe frikacak, këta po del që janë edhe hajna, ndërkohë që janë ardhë në pushtet për të i zënë hajnat. Këta edhe janë hajna edhe s’po ka kush që të i zë, po duhet Policia e Shqipërisë më i zë këta hajna. Prandaj ne do të i ndalim…”, ka pohuar ai.