Mustafa: Qasja e Kurtit për marrëveshjen Kosovë-Serbi e gabuar, me Amerikën nuk kemi humbur asgjë

Kreu i LDK’së Isa Mustafa i ka replikuar sërish kreut të VV’së Albin Kurtit, ku ky i fundit tha se nuk do ta zbatojë marrëveshjen ë nënshkruar në ShBA nëse VV’ja vie në pushtet, e këtë Isa Mustafa e sheh si qasje shumë të gabuar.

Ai në një intervistë Euronews tha se qasja e tij është e gabuar sepse asnjëherë Kosova nuk ka humbur me ShBA’në, përcjell Periskopi.

“Mendojë që është një qasje e gabuar e tij sepse me Amerikën asnjëherë Kosova nuk ka humbur asgjë. Marrëveshja nuk prekë në sistemin kushtetues që do ta qonte në kuvend që kjo marrëveshje të votohet”, tha Mustafa.

Mustafa ka folur edhe për raportet me partnerët e koalicionit, veçanërisht atë me AAK’në, ku siç thotë ai tani për tani nuk ka pakënaqësi.

“Unë mendojë që nuk ka pakënaqësi të tjera, mbetet edhe më tutje të jemi bashkë”, ka shtuar ai.