Abdullahu: Vlora Çitaku s’mund ta përfaqësojë Qeverinë Kurti, është shumë pro amerikane

Analisti politik Faton Abdullahu, thotë se Vlora Çitaku e do pak si shumë SHBA-në për ta përfaqësuar Qeverinë Kurti.

Ai shkruan se tani Çitaku do të zëvendësohet me ndonjë ‘majtist’ që nuk buzqëesh aq shumë Trampit dhe administratës së tij.

Statusi i plotë:

Vlora Çitaku e don pak si shumë SHBA-n për ta përfaqësuar Qeverinë Kurti

Me një mirësjellje dhe buzëqeshje që nuk i humb as atëherë kur ja përplas fytyrës argumentet më të ashpra Daçiqit në mbledhjet e OKB-së, Vlora Çitaku me reagime të shpejta e me vend e ka prezantuar Kosovën shkëlqyeshëm. Ajo, pos tjerash e ka prezantuar atë frymën më pro-amerikane që është edhe mendësi institucionale e jona, e presidentëve e kryeministrave në të vërtetë e krejtë Kosovës.

Tani shkarkimi i saj nuk është çudi, është rrjedhë e natyrshme e mendësisë së re politike edhe në sferën ndërkombëtare të Qeverisë Kurti, të cilën është duke e ndërtuar. Prandaj kjo Qeveri, Vlorën do ta zëvendësoj me ndonjë majtist të ri, intelektual që e kupton ‘qeverisjen e sofistikuar’ të Kurtit që nuk i ‘buzëqesh qaq shumë’ Trampit edhe Administratës së tij, por që mban ‘qëndrim vertikal’ se edhe ne jemi shtet i pavarur e i barabartë si të gjithë të tjerët.