Abrashi i LDK-së thotë se brenda pak orësh nis procedura për rrëzimin e Qeverisë

Arban Abrashi, deputet i LDK-së ka thënë se brenda pak orësh do të paraqitet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

“Mocionin do të paraqitet gjatë orëve në vijim”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se pas takimit me Ramush Haradinajn e Fatmir Limajn, kreu i LDK-së pritet të bisedojë në telefon edhe me kreun e AKR-së, por edhe me Behgjet Pacollin, kurse ka thënë nuk pret të ketë takime me PDK.

“Me PDK nuk kemi pasur kontakt, nuk besoj që do të ketë kontakt, gjatë ditës do të tentojë të bisedoj dhe me Pacollin. Do të shohim ditëve në vijim, por nuk e kemi diskutu”, ka thënë Abrashi.

Ai ka thënë se thelbi i mocionit do të jetë kërkesa për heqjen e taksës nga SHBA.

I pyetur se a mund të ketë largime nga LDK, pasi disa deputetë nuk pritet ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, ai ka përjashtuar këtë.

“Nuk mendoj që do të ketë largim, do ta kalojmë me maturi”, ka pohuar ai.
Abrashi ndërkaq ka thënë se nuk beson se do të ketë zgjedhje të reja.

“Duhet të gjendet një zgjidhje kreative”, ka pohuar ai, duke lënë të hapur mundësinë e krijimit të një qeverie të unitetit.

Abrashi ka kritikuar kryeministrin Kurti se ka shkelur marrëveshjen me shkarkkimin e Veliut, duke thënë se për LDK-në është e papranueshme.